Pasuritë, Open Data: Haki Çako
mban në shtëpi 37 mijë euro

Open Data Albania ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ndonëse nuk vihet re ndonjë pasuri në shifra marramendëse siç jemi mësuar tek deputetët apo politikanët, ajo që bie në sy është shuma 37 mijë euro që numri një i policisë mban CASH në shtëpi.

open data
open data
(Deklarimi i pasurisë nga Haki Çako)

Në statusin në “Facebook” Open Data Albani ngre dyshime për një shkelje të mundshme ligji nga ana e Drejtorit Çako duke cituar edhe nenin që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë.

STATUSI I OPEN DATA ALBANIA

PARA DHE PUSHTET

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit vetëdeklaron se në datën 31 dhjetor 2016 ka Cash (në kasafortë, jastëk apo kudo tjetër) vlerën prej 37 000 euro. Shembull jo i mirë për qytetarët që duhet t’ia lehtësojnë punën policisë duke mos “provokuar dhe ndjell” hajdutët me para nën jastëk e në banese.

Një pyetje tjetër është: A ka shkelur kreu i policisë së shtetit Ligjin. Neni 4/1 i Ligjit që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë. Ky ligj parashikon se: “Subjektet që plotësojnë deklarimin për herë të parë, sipas nenit 5/1, të tij, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në CASH, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1,5 (një presje pesë) milionë lekë. Për subjektet që deklarojnë sipas nenit 5/1, të këtij ligji, depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve CASH mbi vlerën e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së interesave private në ILDKPKI”

Nëse ky rregull vlen për datën fillestare të deklarimit a është detyrim ligjor për tu respektuar gjatë gjithë periudhës nën detyrim ligjor për deklarim???

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!