Pasurohet lista e barnave të
rimbursueshme për vitin 2017

Pasurohet lista e barnave të<br />rimbursueshme për vitin 2017
Listës së barnave të rimbursueshme i shtohen edhe 30 medikamente të tjera. Këshilli administrativ i fondit miratoi dhe publikoi listën e re të barnave.
 
Lista e shtuar e barnave ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve veçanërisht sëmundjet tumorale,  sëmundjet kardiake dhe sëmundjet e diabetit.
 
Barnat dhe indikacionet përkatëse që janë shtuar për tu rimbursuar si më poshtë:
Barna anti diabetike dy, një bar kundër obezitetit për pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike, një bar për shërbimin e Pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI, barna kardiologjike të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të ndryshme, janë gjashtë, barna për shërbimin e nefrologjisë janë katër.
 
Gjithashtu lista 2017 është pasuruar edhe me 3 barna ne doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë.
-Bar për Sklerozën e shumëfishtë recidive remitente
-Bar për shërbimin e Reumatologjise/Dermatologjisë për sëmundjen e psoriazis
-Barna onkologjike me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitalizimit, janë tre
 
Sipas njoftimit zyrtar që Fondi i Sigurimeve ka shpërndarë thuhet se: Lista e barnave këtë vit është vlerësuar dhe në aspektin kosto efikasitet për të bërë të mundur për pacientët pajisjen me barna cilësore dhe me kosto më të ulët, duke krijuar mundësin e një game të gjerë barnash me rimbursim.
 
Zgjerimi i listës së barnave do të thotë mbulim me barna të rimbursuara për pjesën më të madhe të sëmundjeve të ndyshme nëpërmjet parimit të mbulimit universal me shërbim shëndetësor.

Lista e re parashikohet të hyjë në fuqi me datën 1 Maj 2017. 
 
Për sa i përket paketave shëndetësore që mbulohen nga sigurimet shëndetësore për këtë vit është futur shërbimi i dializës, i cili përmban paketën e shërbimeve të dializës, protokollin e saj  cila përmban vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore si dhe është bërë rillogaritja e çmimeve. Gjithashtu pjesë e paketës është edhe shërbimi i implantit koklear si dhe shërbimet e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë.
 
Po kështu u rishikua dhe paketa e shërbimit të transplantit të veshkës ku u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të transplantit të veshkës (protokollin) duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore, si dhe rillogariti çmimet përkatëse.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike