Pas shumë vitesh harresë, një pjesë e veprës letrare të klerikut, filozofit, teologut e shkrimtarit Don Jak Zekaj do të jetë në dorë të lexuesve. Ishte angazhimi i një grupi profesionistësh të fushës së letërsisë me mbështetjen e familjarëve që bënë të mundur botimin e veprave "Varret e Zemrës", volumi i parë "Kapuçat", përkthimin "Milosao" dhe monografinë "Don Jak Zekaj" nga Fran Palushi.
“Dom Jak Zekaj dhe gjithë plejada e klerikëve filolog e formësuan gjuhën dhe kulturën shqipe, e pasuruan dhe mbrojtën”, tha poeti Viktor Gjikolaj.
“Vepra poetik e Dom Jakut futet në radhën më të mirë të trashëgimisë”, tha botuesi, Frano Kulli.
“Ka një varg rigoroz. I qëndron konsekuent metrikës”, tregoi shkrimtari Fran Palushi.
“Është shumë e bukur dhe pozitive që familja sot dhe të gjithë ju po angazhoheni që ta nxirrni nga sirtari këtë figurë”, tregoi kleriku, Dom Emiljan Paloka.
Një nga pasardhësit e tij, Artur Zekaj kujton jetën e vështirë të klerikut gjatë kohës së regjimit komunist.
“Dom Jakun e njoh se jam bërë 20 vjeç me të. Kam shtypur dhe një libër të tij në 96’. Ai po ma lexonte dhe unë e shkruaja. Buza në gaz gjithmonë. Ka vuajtur brenda. Sa shikonte dikë që vinte kthehej mbrapa”, tha Artur Zekaj, pasardhes i Don Jak Zekaj.
Kleriku, filozofi, teologu, shkrimtarit e poeti Don Jak Zekaj nga fshati Baqel i Lezhës i përket plejadës së intelektualëve e shkrimtarëve të klerit katolik të fillim shek. XX. Ai lindi në korrik të vitit 1906 dhe ndërroi jetë në dhjetor të vitit 1996, ku krahas angazhimit të tij si klerik ai la pas dhe një krijimtari të pasur letrare me mbi 10 dorëshkrime.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
27.8%
-
Jo
67.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 7312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Shtegtarët” shqiptarë, emocione në qytetin e lindjes! Festë mirënjohjeje në Lezhë
16 Gusht, 13:03
-
Pamjet/ Droni e kap ‘mat’ teksa kujdesej për plantacionin e kanabisit në pyjet e Kaçinarit, arrestohet! Ikën bashkëpunëtori, nën akuzë kryeplaku e 2 specialistë
16 Gusht, 11:17
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me barrierat metalike! Shoferi në spital
16 Gusht, 07:43
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, UNHCR do të monitorojë kampet në Shëngjin
15 Gusht, 17:25
-
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
15 Gusht, 13:19
-
Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari Zyhdi Shehi nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës
13 Gusht, 13:33
-
EMRI/ Mjeti i tonazhit të rëndë me të cilin punonte del nga rruga, vdes shoferi në Rubik
12 Gusht, 10:58
-
Atentat në Fushë-Krujë? Qëllohet me armë drejt një makinës se një të huaje, në mjet edhe një tjetër! Asnjë gjurmë nga autorët
11 Gusht, 09:58
-
Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës! Gushti shënon rritje krahasuar me korrikun
10 Gusht, 18:47
-
Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)
10 Gusht, 15:43
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38
-
Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)
10 Gusht, 10:14