Patate me qumësht në furrë
Përbërësit:
- 5-6 patate mesatare
- 4 gota qumësht
- 2 lugë vaj ulliri
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 lugë ajkë qumështi
- 2 lugë thërrime djathi
- Kripë, piper
Përgatitja:
Si fillim shpëlajmë patatet me ujë të bollshëm, më pas i qërojmë dhe i vendosim në një tas më ujë. Në një tavë hedhim pak nga vaji i ullirit dhe shtrojmë patatet të prera në rrathë jo shumë të hollë. Vendosim ajkën e qumështit e cila në këtë recetë do të luajë rolin e gjalpit, por duke i dhënë një shije akoma më të mirë. Pasi të kemi mbaruar me patatet, në një tas të madh hedhim katër gotat e qumështit dhe djathin duke i trazuar mirë. Masën e formuar ia hedhim tavës me patate, të cilat duhet të jenë të zhytura plotësisht në qumësht. E vendosim tavën në furrë për t'u pjekur në temperaturën 220-250 gradë. Si fillim e vendosim për t'u pjekur nga poshtë, më pas kur të ketë marrë një ngjyrë të artë, e vendosim për t'u pjekur dhe lart. Patatet do të piqen me qumështin duke marrë një aromë e shije fantastike.