Patate të mbushura me djathë dhe beshamel në furrë

Përbërësit:

  • 4–5 patate të mëdha
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lgj djathë i thërrmuar
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz i grirë hollë
  • Pak gjalpë për sipër

Për salcën beshamel:

  • 3 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lgj kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Ziejmë patatet (ose i pjekim lehtë), i presim në mes dhe nxjerrim pjesën e brendshme duke i bërë si “varka”. Në një enë rrahim vezët, shtojmë tulin e patateve të shtypur si pure. Shtojmë djathin, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. Nëse masa del e trashë, shtojmë pak qumësht. Mbushim patatet me përzierjen dhe i vendosim në tavë. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Shkrijmë gjalpin dhe skuqim pak miellin, më pas hedhim qumështin gradualisht dhe e përziejmë derisa të trashet. Në fund shtojmë vezën dhe djathin kaçkavall. Hedhim beshamelin sipër patateve, shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë dhe i vendosim në furrë në 180°C derisa të marrin ngjyrë të artë.