Patate të mbushura me kimë
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 fç mish i grirë
- Pak salcë domate
- Kripë, piper
Për salcën beshamel:

- 3 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- 2 gota qumësht
- 2 kokrra vezë
- 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
- 1 lgj gjalpë për spërkatje
Përgatitja:
Patatet i lajmë dhe i vendosim të ziejnë të paqëruara në ujë të vakët me kripë. Më pas i qërojmë, i ndajmë përgjysmë dhe me lugë ose thikë krijojmë një boshllëk në mes për mbushje. I rreshtojmë patatet në tavë dhe i mbushim me kima të përgatitur me mish të grirë, qepë dhe erëza. Përgatisim salcën beshamel duke kaurdisur miellin me gjalpin derisa të zverdhet, e shuajmë më pas me qumësht dhe e lëmë salcën të lidhet. Në fund shtojmë vezët dhe pak djathë kaçkavall të grirë. Sipër mbushjes me kimë hedhim pak salcë beshamel, i spërkatim patatet e mbushura me djathë kaçkavall të grirë dhe gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.
MC/Shqiptarja.comKomente

