Banorët e Belgjikës me rastin e "Javës së patateve të skuqura" kanë iniciuar një peticion për njohjen e patateve të skuqura si "pasurinë belge kulturore jomateriale.
Nismëtar i kësaj iniciative është Unioni i Prodhuesve të Patateve të Skuqura Belge (Unafri), të cilët presin që një numër i madh i qytetarëve të mbështesin këtë ide. Flanderia vitin e kaluar përfshiu patatet e skuqura në listën e trashëgimisë kulturore.
Objektivi është që edhe dy rajonet e mbetura të Wallonisë dhe Brukselit, gjithashtu të përfshijnë patate e skuqura në listën e trashëgimisë kulturore.
Peticioni është projektuar në mënyrë që UNESCO patatet e skuqura belge ti vendos në listën e specialiteteve të kuzhinës kombëtare.
Unafri u bëri thirrje qytetarëve belg që të bashkohen dhe të nënshkruajnë peticionin në portalin www.semainedelafrite.be website nën moton "Së bashku për patatet tona të skuqura belge".
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com