Patëllxhanë jahni
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2-3 kokrra qepë
- 3-4 domate mesatare
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:

Patëllxhanët pasi i pastrojmë i presim në copa të mëdha kubike (nëse janë të hidhur i vendosim në ujë me kripë për 30 minuta). Kaurdisim qepën e grirë imët me vaj ulliri, shtojmë domatet pasi i kemi hequr cipën, ose mund të përdorim salcë domate, shtojmë patëllxhanët, pak ujë, kripë dhe i lëmë mbuluar me kapak sa të ulet vëllimi. Më pas hedhim lëng mishi ose ujë sa të mbulohen dhe e lëmë jahninë të gatuhet në zjarr të ulur. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë. Sipas dëshirës këtij gatimi mund t'i shtojmë dhe hudhra.
Komente

