Sallatë me patëllxhanë dhe arra

Përbërësit

  • 4 patëllxhanë
  • 1 thelp hudhër
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri
  • Uthull molle
  • Majdanoz
  • Arra të pjekura

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në feta, i marinojmë me kripë edhe i vendosim në tavë të piqen derisa të marrim ngjyrë. Në tas i përziejmë me hudhrën e grimcuar, uthullën, majdanozin, arrat, kripë, piper dhe vaj ulliri.