Sallatë e ftohtë me patëllxhanë të marinuar me vaj dhe uthull
Përbërësit:
- 2 kg patëllxhanë
- 80 gr kripë
- 200 ml vaj ulliri
- 80 ml uthull molle
- Miell
- Hudhër
- Majdanoz
Përgatitja:

Patëllxhanët i lajmë, qërojmë lëkurën dhe më pas i presim në disqe rreth 2 cm. I vendosim në një enë të thellë me ujë dhe kripë, vendosim një pjatë sipër dhe i lëmë për disa minuta.
Më pas kullojmë patëllxhanët, i thajmë dhe i skuqim me vaj bimor pasi i kemi spërkatur me pak miell. Patëllxhanët e skuqur i vendosim në një tavë, i spërkasim me vaj ulliri, uthull molle, hudhër, mjadanoz. E vendosim sallatën në frigorifer që të realizohet marinimi i duhur.
MC/Shqiptarja.comKomente

