Shtatë mjekë dhe infermierë në spitalin e Pukës kanë dalë negativ pas testit të kryer për koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur bashkia e Pukës të cilën njoftimin e nis me fjalët 'Mirmëngjes më këtë lajm fantastik!'
Me datë 26 mars mjekët dhe infermierët u detyruan të qëndrojnë në karantinë pasi dyshoheshin se mund të ishin mbartës të COVID-19, për shkak se kishin patur kontakt me një nga pacientët e infektuar.
Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.
Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.
Faleminderit ZOT!
Bashkë mund t’ja dalim!"
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Erdhën nga Greqia me shenja serioze, dalin përgjigjjet për dy emigrantët shqiptarë
Nëpërmjet Kakavijës, një ditë më parë kanë hyrë dy emigrantë shqiptarë të cilët u dyshuan se ishin të infektuar COVID-19. Për këtë iu nënshtruan analizave, të cilat fatmirësisht dolën negative. Pas përgjigjes së analizave dy emigantët u lejuan që të udhëtonin drejt Beratit. Deri më tani për fat të mirë qarku i Gjirokastrës nuk është pjesë e hartës së vendeve të prekura nga koronavirusi.