Patenta më origjinale
kokërruajtur në 2 gjysma

Patenta më origjinale <br />kokërruajtur në 2 gjysma
BRITISH COLUMBIA (Kanada) – Dëshironte të kishte një foto unike në patentë dhe ja arriti qëllimit duke qethur zero njerën gjysëm të kokës dhe gjysmën tjetër të mjekrës.
 
Dhe 26-vjeçari nga Kanadaja ishte kaq i kënaqur me rezultatin sa që vendosi të publikonte gjithçka në Reddit.com, një social netëork ku ai është i rregjistruar me emrin Adam Bard.

Publikimi i tij - me titull “I decided to do a novelty driver’s licence. How did I do?” – ku shpjegonte gjithçka hap pas hapi shoqëruar me foto, ka arritur të grumbullojë mbi 6 milionë vizita.

Adam, që me profesion është programues softëare, ka marrë mbi 1000 mesazhe personale në Reddit.com.

Ai ka treguar të gjitha vështirësitë në të cilat ka hasur në gjetjen e teknikës së duhur për t’u rruajtur, reagimet kur u paraqit në zyrat e patentës dhe se si u paraqit ditën e nesërme në punë. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median