Patentë vetëm për 30 minuta dhe asnjë tarifë ekstra për shoferët e rinj

Patentë vetëm për 30 minuta dhe asnjë tarifë ekstra për shoferët e rinj

Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se lëshimi i patentës do të realizohet në vetëm 30 minuta. Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

Ai ka lajmëruar qytetarët në profilin e tij duke thenë: “Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”.

Ai thotë se sdo të ketë tarifë ekstra për këtë shërbim. Kjo gjë do të përshpejtojë procedurat dhe nuk do të krijojë rradhë, duke zëvendësuar procesin që vononte 15 ditë. Gonxhja shkruan se do jenë pajisje të reja dhe sistem EDM me investime strategjike.  Në fund ai thekson:"As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë."

Postimi i plotë i Gonxhajt:
Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta!
Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi - e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë! 
Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!)
Paisjet e reja dhe sistemi eDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!
Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt se 8 muaj më parë! 
Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi! 
As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë! 
Oh se harruam! - PA TARIF EKSTRA!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja