PATOS-Ndërsa shumë nëna, gra dhe vajza sot ende kanë të freskëta kujtimet e bukura të 8 Marsit, për të tjera kjo ditë ka qenë ndryshe.
 
50-vjeçarja Luljeta Hoxha nga Patosi është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
 
Gruaja ka marrë plagë në dorë dhe në bark ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
 
Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes çiftit ndërsa ende nuk dihet arsyeja që ka agravuar në një situatë të tillë.
 
Policia po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com