PATOS - Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit nën akuzën se ka prishur qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Burimet policore bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale A.D., 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.
/Shqiptarja.com
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzetëshe), në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.
(Arma që iu sekuestrua 35-vjeçarit)
Nga kqyrja e zonës së ngjarjes policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
l.q/Shqiptarja.com











