Patozi tallet me propozimet e Bashës: Parlament me një dhomë e kuzhinë

Patozi tallet me propozimet e Bashës: Parlament me një dhomë e kuzhinë

Astrit Patozi

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës sot gjatë takimit ku u prezantua platforma e opozitës për zgjedhjet. Lideri i PD tha se është për një parlament me 100 deputetë dhe me dy dhoma, por Patozi ironizon duke thënë se Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë.

Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan. Le t'i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t'i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Ndërsa në guzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t'u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli.

Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë? Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush.

Vini re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive. Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë perspektivën.

Një parlament me një dhomë e guzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik. Dhe sa kohë ata të dy do t'ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë.

Astrit Patozi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • guri: 08/10/2018 15:00

    O Astrit mos u be shume nevrik se ti aty ke qene dhe emrin me laps e kishe dhe tani dole jasht binarve fare.U shite sikur do rinovoje ndonje gje me noj parti ,por nuk te erdhi mrapa asnhje njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës