Patriarku Irinej kërkon ndihmë
nga Rusia për Kosovën

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka kërkuar ndihmë nga Rusia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“Ne kemi besim në Rusinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Irinej në takim me kryesuesin e Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Naryshkin.

Sipas patriarkut Irinej, Serbia po ballafaqohet me “momente të vështira të lidhur me Kosovën dhe vuajtjen e popullit të vet”.

“Ne presim që Rusia si fuqi e madhe sllave, do të japë mbështetje, kështu që problemi i Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtë”, tha Irinej, raporton agjencia Itar-Tass nga Moska, transmeton Rel.

Rusia e mbështet Serbinë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur para më tepër se pesë viteve.Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se 101 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe 23 prej 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Marrë nga Telegraf

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)