Patriarku Irinej vizitë në manastirin
e Shën Shirgjit në Shkodë

SHKODER- Patriarku Irinej, Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Mitropoliti i Beratit, Injaci, kleri dhe delegacioni serb dhe ai i Kishës Ortodokse Shqiptare, vizitoi mbetjet e manastirit të lashtë të Shën Shirgjit dhe Bacchus të cilët datojnë nga shekulli i 9-të dhe janë në anë të lumit Buna. Në njoftim thuhet se nën këto rrënoja ishin varrosur mbretërit serbë të dinastisë së famshme Vojislavljevića.

“Ky është themeli më i thellë i Serbisë. Shenjtëria juaj ju jeni tani mbi mangallin e popullit serb”, thuhet njoftimin e publikuar prej Kishës Ortodokse Serbe.

Ndërsa shtohet se nën rrënojat e manastirit janë varret e mbretërve serbë Vojislavljevića që daton në vitin 1423. Sipas njoftimit ai ka jetuar pas Durda Brankoviç, ose menjëherë pas despotit Stefan Lazareviç. Madje shtohet se në këtë rajon ishte vendosur mbretëria e fundit serbe.

Po ashtu shtohet se në këtë rajon në Shkodër u lind dhe perandori Stefan Dushani. Ndërsa nuk thuhet asgjë mbi sulmet e këtyre mbretërve ndaj popullsisë shqiptare si dhe vrasjeve që kanë kryer, apo luftës së shqiptarëve për t’u çliruar prej tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj