Patriarku rus Kirill anulon takimin e planifikuar me Papa Françeskun, mes tensioneve të shtuara Rusi-Ukrainë

Patriarku rus Kirill anulon takimin e planifikuar me Papa Françeskun, mes tensioneve të shtuara Rusi-Ukrainë

Patriarku rus Kirill dhe Papa Françesku

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kiril anuloi pjesëmarrjen e tij në një takim ndërfetar të planifikuar muajin e ardhshëm në Kazakistan, ku pritej të takohej me Papa Françeskun.

Kreu i marrëdhënieve me jashtë për Patriarkatin e Moskës, Mitropoliti Anthony i Volokolamskut njoftoi se Patriarku Kirill nuk do të marrë pjesë në takimin e 13-15 shtatorit, dhe se për këtë arsye çdo takim i mundshëm me Papa Françeskun nuk do të mbahej.

Patriarku rus,Kirill e ka justifikuar pushtimin e Ukrainës mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur atë një betejë “metafizike” me Perëndimin. Ai i ka bekuar ushtarët rusë që nisen për në Ukrainë, dhe ka ngritur idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Papa Françesku kishte konfirmuar muajin e kaluar se do të takohej me Patriarkun Kirill në Kazakistan në atë që do të ishte takimi i dytë mes një pape dhe një patriarku rus. Takimi i parë u mbajt në vitin 2016-të dhe i dyti ishte planifikuar për në qershor, por u shty për shkak të pasojave diplomatike të luftës.

Papa Françesku e ka dënuar luftën në Ukrainë, por është përpjekur të mbajë një derë të hapur për dialogun me Moskën, duke mos e dënuar me emër Rusinë, Presidentin Vladimir Putin apo patriarkun Kirill. Qasja e tij e ka zemëruar Kievin, i cili këtë javë dënoi komentet e Papës mbi se "të pafajshmit nga të dyja palët po paguanin çmimin e luftës".

Papa Françesku i bëri këto komente të mërkurën teksa lufta në Ukrainë hyri në muajin e saj të shtatë dhe iu referua vrasjes në fundjavë në Moskë të Darya Dugina, një komentatore televizive nacionaliste ruse dhe vajza e teoricienit politik rus të krahut të djathtë, Alexander Dugin, i cili e mbështet fuqimisht luftën. Françesku përmendi "vajzën e shkretë" të vrarë nga një bombë në Moskë, si dhe jetimët në Ukrainë dhe Rusi, ndër "të pafajshmit" që janë viktimizuar nga "çmenduria e luftës".

Ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, tha se fjalët e Françeskut ishin "zhgënjyese" duke barazuar "agresorin dhe viktimën, përdhunuesit dhe të përdhunuarit".

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja