Patron, qeni hero në Ukrainë që po shpëton jetë njerëzish! Falë tij deri tani janë çaktivizuar 150 mina ruse

Patron, qeni hero në Ukrainë që po shpëton jetë njerëzish! Falë tij deri tani janë çaktivizuar 150 mina ruse

Patron, qeni qe zbulon minat

Lufta në Ukrainë na sjell historinë e pazakonshme të një qeni hero i cili i ka ndihmuar forcat ukrainase duke shërbyer në Shërbimin Shtetëror të Emergjencave (SES) të Ukrainës.

Emri i tij është Patron dhe është vetëm 2 vjeç. Qeni i pazakontë i racës “Parson Russell Terrier”, jo vetëm që është një nuskë fatësjellëse e Departamentit të Xhenierëve të qytetit Chernihiv, por falë nuhatjes së tij është arritur të çaktivizohet që prej fillimit të luftës deri në 150 mina duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve.

Patron ka spikatur nga shumë të tjerë dhe ka një talent të jashtëzakonshëm për zbulimin e eksplozivëve. Ai është shumë i përkushtuar duke vazhduar të çminojë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës dhe i shoqëron ushtarët kudo.

Të vetmet shpërblime që heroi Patron merr është vëmendja nga ‘kolegët e tij xhenier’ dhe djathi.

Heroi dy putrak ndihmon Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të pastrojë tokën nga minat vdekjeprurëse të lëna nga ushtria ruse në rajonin e Chernihiv. Gjithashtu dhe vetë Ministri i Brendshëm ukrainas falënderoi personalisht Patronin për shërbimin e tij. 

“Matroni u përmbahet rregullave. Sa herë që dëgjon një sirenë sulmi ajror, ai shkon menjëherë në strehimore, ku argëton fëmijët që fshihen nga sulmet ajrore ruse”, tha kreu i MPB-së, Denys Monastyrskyi.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armando: 13/04/2022 18:13

    Superlajm . Klouni i filmave mund te beje ndonje film me te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’