Patronazhimi i spitaleve në rrethe.
1008 shërbime,afër vendbanimit

Patronazhimi i spitaleve në rrethe.<br />1008 shërbime,afër vendbanimit<br /><br>
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në spitalin rajonal të Kukësit. Rama pa ecurinë e sistemit të patronazhit me spitalet e Tiranës një iniciativë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë për një shërbim të shpejtë dhe për të ulur dyndjen e pacientëve drejt QSUT.

Report TV siguroi shifrat e deritanishme nga procesi patronazhit me spitalet e Tiranës deri më tani. Shërbimi afër vendbanimit falë këtij patronazhi ka sjellë 1008 shërbime gjatë 1 muaji. 8 spitale në janë marrë në patronazh nga materniteti Koco Gliozheni, QSUT, materniteti Mbretëresha Geraldinë si dhe S.U. Shefqet Ndroqi.

Materniteti Koco Gliozheni rezulton me numrin më të lartë të vizitave obstetrike, neonatologjike, lindje dhe ECHO. Janë 389 shërbime të tilla dhënë nga mjekët e këtij materniteti në spitalin bashkiak të Burrelit.

Mjekët e materniteti Mbretëresha Geraldinë kanë zhvilluar 30 vizita në Gjirokastër. Ndërsa mjekët e QSUT që kanë shkuar në Korçë, Berat, Dibër dhe Vlorë zhvilluan 309 vizita. Mësohet se mjekët e Spitalit të Traumës që kanë marrë në patronazh spitalin e Fierit zhvilluan 206 vizita. Bluzat e bardha të S.U. Shefqet Ndroqi zhvilloi 64 vizita në spitalin e Kukësit.

edi rama
(Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në spital)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktori turk blen shkollën dhe e shkatërron, hakmerret ndaj mësuesve që e keqtrajtonin

Aktori turk blen shkollën dhe e shkatërron, hakmerret ndaj mësuesve që e keqtrajtonin