Patrulla e policisë ndjek live ’Pa gjurmë’, ndalon të humburin Sadik Toshi në Kombinat/ Operacioni jepet drejtpërdrejt në Report TV (VIDEO)

Falë shumë telefonatave nga banorë të zonës së Kombinatit, babai i tre fëmijëve Sadik Toshi u gjet po në këtë zonë, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Kamera e Report TV ndoqi live edhe momentin kur uniformat blu ndaluan të humburin, pas thirrjeve për afro 1 e 30 minuta transmetimi live, kur moderatorja Odeta Dume kërkoi ndihmën e policisë. Këta të fundit mbërritën në lulishten e zonës, aty ku bënë të mundur edhe shoqërimin e 42-vjecarit në komisariat, për të kryer të gjtha procedurat, dhe më pas shoqërimin e tij drejt Kukësit. I pyetur live nga gazetari Ermal Qori sesi quhej, përsoni deklaron se jam Sadik Toshi. Kaq do të mjaftonte që të kishte avacione edhe në studio, gazetarja Dume nuk i përmban dot emocionet, ndërsa reagon me zë të lartë. 

Gazetari: Si quheni ?
43-vjecari: Unë jam Sadik Toshi
Gazetari: Po ku keni qenë gjithë këtë kohë ?
43-vjecari: Unë? Ja këtej vërdallë… 


Po këtë të enjte pak para transmetimit në redaksinë e programit mbërriti një foto e një personi, ku u dyshua se bëhej fjalë për 42-vjecarin që kërkohej. Kur kjo foto u shfaq gjatë transmetimit live, Rrahman Toshi konfirmoi se ishte vëllai i tij Sadiku. 

Sadik Toshi u zhduk nga shtëpia e vëllait në fshatin Nimçë të Kukësit, më 23 gusht të këtij viti, ndërsa mori me vete një çantë të zezë dhe fotot e 3 fëmijëve. 1 vit më parë 42-vjecari ishte kthyer nga Gjermania, pas konflikteve të vazhdueshme me të shoqen, e cila qëndroi atje bashkë me tre fëmijët. Pasi mbërriti në Shqipëri Sadik Toshi jetonte tek shtëpia e vëllait të tij Rrahmanit, i cili denoncoi humbjen e vëllait në emisionin ’Pa gjurmë’. 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen