/ATSH-AFP/ - Rusia nuk ka mjete për të penguar nisjen e vullnetarëve rusë për të luftuar në lindjen separatiste të Ukrainës, deklaroi sot sekretari i Këshillit rus të Sigurimit, Nikolai Patrushev në një intervistë për të përditshmen "Kommersant".
"Ne nuk i inkurajojmë të nisen për të luftuar në Ukrainë dhe ne nuk i mbështesim. Por realiteti është se është e pamundur për t'i penguar të shkojnë në Ukrainë", deklaroi Nikolai Patrushev, i cili ka drejtuar shërbimet sekrete ruse (FSB) nga viti 1999 në vitin 2008.
"Ka më shumë se dy milionë refugjatë ukrainas në Rusi. Ata tregojnë mizoritë, luftimet dhe emocionin që i nxit të tjerët të shkojnë të luftojnë në Ukrainë", shtoi bashkëpunëtori i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.
Që prej shpërthimit të konfliktit mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në prill të vitit 2014, më shumë se 6 400 persona, kryesisht civilë, janë vrarë në lindje të Ukrainës.
Ukraina dhe perëndimorët akuzojnë Rusinë për armatosje të separatistëve dhe për vendosjen e trupave ushtarake për t'i ndihmuar, gjë që Moska e përgënjeshtron.
/Shqiptarja.com