Paul Pogba tek Real Madrit?
Trajneri Zidane shpreson akoma

Paul Pogba tek Real Madrit?<br />Trajneri Zidane shpreson akoma
Paul Pogba mund të transferohet te ekipi i Real Madrit. Të paktën kështu shpreson akoma trajneri Zinedine Zidane.

Eshtë një futbollist shumë i rëndësishëm dhe një lojtar shumë i madh. Eshtë normale të interesohemi për të, ashtu si edhe shumë klube të tjera, por duhet të respektojme Juventusin dhe nuk mund të thëm më tepër”, ka deklaruar trajneri i ekipit të Real Madrit.

Zidanë theksoi se Pogba momentalisht është tek Juvja, megjithëse e la të hapur atë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen

Deri me 31 gusht mund të ndodhin shumë gjëra, por për momentin është akoma mesfushori i Juventus. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmën”, ka deklaruar Zidane.

Duket se transferimi I Pogba drejt Real madrit do të ndodhë pasi Man. United duket i pavendosur të paguaje 120 mln euro për kartonin francëz, aq sa ka kërkuar Juventus.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës