Pavarësia e Kosovës, Rama:Ditë
e bekuar edhe për komunitetin se

Pavarësia e Kosovës, Rama:Ditë<br />e bekuar edhe për komunitetin se
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai para mediave tha se ky përvjetor ka një peshë të jashtëzakonshme dhe se në këtë ditë kujtohet një e kaluar jo e largët e këtij vendi.

“Sot kërkoj edhe kthimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt në shtëpi, pa të Kosova ka një mungesë. Kjo ditë është e shënuar dhe një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë këtu”, u shpreh kreu i qeverise duke shtuar se Kosova është një shembull i bashkëjetesës harmonike dhe u provon të gjithë të tjerëve se kjo është jo vetëm e dëshirueshme por edhe e mundur.

Kryeministri Rama, ka marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovë, kushtuar Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për nëntë vjetorin e pavarësisë.
 
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh ky është një përvjetor me mjaft peshë për Kosovën. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për luftën e UÇK-së, duke u ndalur konkretisht te kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt.  
 
"Ky është një moment shumë i rëndësishëm, vigjilja e pavarësisë, një përvjetor me peshë ende të jashtëzakonshme.
 
Janë të freskëta ditët e vështira të një të kaluare jo të largët. Uroj edhe sot kthimin sa më parë të Ramush Haradinajt.
Mungesa e tij një ftesë për reflektim për sa shumë ende për t’u bërë, në funksion të raportit jo të Kosovës, të tjerëve me luftën e lavdishme të UÇK.
 
Kosova është shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike mes të ndryshmëve.  
 
Kosova provon se kjo është e mundur
", u shpreh Rama.

Në 17 shkurt 2008, pas shumë përpjekjesh Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar si shteti më i ri në botë. Kosova njihet sot nga 110 vende, ndonëse disa shtete përfshirë Serbinë ende nuk e kanë njohur sovranitetin e saj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie