TIRANE - Me rastin e Festës Kombëtare të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Bamir Topi ka uruar homologun e tij amerikan, Barak Obama.
Nëpërmjet një mesazhi kreu i shtetit shqiptar përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për sa më shumë lumturi, begati dhe përparim! “Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë miq. Vendi juaj, i cili përfaqëson vlerat më të rëndësishme njerëzore të lirisë dhe demokracisë, ka dhënë dhe vazhdon të japë një mbështetje të jashtëzakoshme për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit të plotë euroatlantik. Ne e vlerësojmë lart këtë mbështetje dhe jemi të nderuar të vazhdojmë në këtë drejtim! Është një fat i madh për kombin shqiptar që në momentet më të vështira historike të tij ka pasur përkrah një mik të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi.
Gjithashtu kreu i shtetit thekson se në këtë ditë feste të gëzuar të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, populli shqiptar çmon lart vlerat e civilizimit dhe përparimit që populli amerikan ka sjellë për mbarë njerëzimin, si dhe për një të ardhme dhe jetë më të mirë.
(Redaksia Online/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com