Vëllazërorja Kosovë-Shqipëri në futboll rikthehet sërish, vetëm se këtë herë mes veteranëve. Lajmi është dhënë nga federata e Kosovës, e cila e organizon këtë ndeshje për pavarësinë e Kosovës.
Sfida në fjalë do të zhvillohet të martën, datë 16, në stadiumin e KF 2 Korrikut.
Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj.
Kjo vëllazërore për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Komento