Bullgaria vendos: Nuk e heqim veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE

Bullgaria vendos: Nuk e heqim veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE

Bullgaria nuk do të heqë veton për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por nga ana tjetër është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit, njoftoi sot qeveria tranzitore bullgare.

Ky qëndrim u miratua sot nga kabineti qeveritar i kryeministrit të përkohshëm Stefan Janev para pjesëmarrjes në Këshillin Evropian më 14 dhjetor. Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev, nëse deri atëherë nuk zgjidhet një qeveri e rregullt në parlamentin e 47-të, përcjell INA.

“Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë për perspektivën evropiane.

Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha Këshilli i Ministrave.

Sipas njoftimeve, këtë qëndrim Bullgaria do ta mbrojë në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 09/12/2021 10:28

    Fashistet Bullgare shkaterrojne endrren e popullit shqiptar per anetaresim ne Bashkimin Europian. Thirrje Qeverise dhe Kuvendit: Amendoni ligjin e minoriteteve, hiqin nga lista e minoriteteve bullgaret pasi nuk e meritojne kete status. Gollobordasit jane shqiptare te bullgarizuar per 1 pasaporte. Turp turp turp qe ulemi para gabeleve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale