Pavarësisht protestave masive në Paris, senati francez miraton reformën për rritjen e moshës së daljes në pension
'Ku është drejtësia sociale', pankarta të protesuesve francezë në Paris
Senati francez ka miratuar planin e të reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti, Emmanuel Macron ndërsa qindra mijëra protestues u mblodhën në qytete në të gjithë vendin për të kundërshtuar ndryshimet.
Senatorët votuan vonë të shtunën për miratimin e reformave me 195 vota pro, 112 kundër, duke e çuar më pranë shndërrimit në ligj paketën masa kryesore e së cilës është rritja e moshës së pensionit me dy vjet nga 62 në 64 vjeç.
“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap kyç për të realizuar një reformë që do të garantojë të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve”, shkroi kryeministrja Elisabeth Borne në Tëitter.
Ajo shtoi se ishte plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti do të miratohet përfundimisht në ditët në vijim. Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë, të mërkurën.
Nëse komiteti bie dakord për një tekst, një votim përfundimtar në të dy dhomat ka të ngjarë të bëhet të enjten. Por rezultati i kësaj duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partia e Macron ka nevojë për votat e aleatëve për një shumicë.
Nëse qeveria ka frikë se nuk do të ketë vota të mjaftueshme në dhomën e ulët, është ende e mundur që ajo ta shtyjë tekstin pa votim parlamentar nëpërmjet një mjeti kushtetues të përdorur rrallë dhe shumë të diskutueshëm të njohur si neni 49:3.
Ditën e djeshme, si pasojë e grevave të punonjëve të shërbimeve të ndryshme, Parisi u mbulua nga qeset e plehrave të cilat nuk ishin grumbulluar nga punonjësit përkatës në formë proteste kundër reformës së pensioneve.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Emmanuel Macron: Elon Musk po ndërhyn në proceset demokratike në Europë
6 Janar, 16:15
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor 2024, 18:20
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor 2024, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor 2024, 12:48
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor 2024, 12:59
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor 2024, 11:39