Pavarësisht emergjencës për punëtorë, bizneset ulen shpërblimet dhe bonuset për punonjësit me 2021

Pavarësisht emergjencës për punëtorë, bizneset ulen shpërblimet dhe bonuset për punonjësit me 2021

Foto ilustruese

Indekset e klimës së biznesit treguan se më 2021, mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësimin kryesor, por ndërkohë veprimet dhe masat e bizneseve për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore nuk po ndihmojnë stimulimin e burimeve njerëzore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se i gjithë sektori biznesit dha vetëm 2,2 miliardë lekë (19 milionë euro) shpërblime për punonjësit me 2021, me rënie vjetore 19.5 %. Shpenzimet për shpërblimet e punonjësve ishin më të ulëtat që nga viti 2010 kur datojnë të dhënat e INSTAT.

Prej reduktimit të numrit të popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigrimit të lartë të të rinjve, vendi është futur në emergjencë për punonjës në të gjithë sektorët, ndërsa ekspertet e burimeve njerëzore dhe ato të makroekonomisë besojnë se një nga mjetet më efikase është rritja e pagave, shpërblimet dhe trajnimet për punonjësit.

Në këto 20 vitet e fundit, ekonomia shqiptare është orientuar në sektorë me produktivitet të ulët. Por sërish produktiviteti kishte hapësira për rritje më të lartë të pagave, tha eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.

Ekonomia shqiptare funksionon ende në bazë të një modeli që shfrytëzon krahun e lirë të punës, por teksa lënda e parë (njerëzit) po shterojnë, bizneset shqiptare i llogarisin punonjësit si kosto, në vend që të forcojnë menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të rrisin produktivitetin nëpërmjet tyre.

Ekspertët e burimeve njerëzore pohojnë se punonjësit sot kërkojnë një vetërealizim, i cili shpesh nuk përmbushet në vendin tonë. Tregu i pagave vitet e fundit ka mbetur në vendnumëro edhe për shkak të strukturës së ekonomisë. Nga ana tjetër, mendësia dhe mënyra e menaxhimit të të bërit biznes, ka mbetur si një lloj tregtie merr e jep, dhe jo si një mënyrë investimi i qëndrueshëm. Bizneset pothuajse nuk investojnë fare te burimet njerëzore dhe nuk përdorin instrumente stimulues i bonuse, shpërblime dhe trajnime për të rritur profesionalizimin.

Të dhënat e fundit treguan se bizneset shpenzojnë në trajnime vetëm disa qindarka, nga ana tjetër, kategori punonjësish që nuk e gjetën vendin në tregun shqiptar të punës janë shumë të suksesshëm jashtë vendit.

Nj anketë e INSTAT” gjeti në se në vitin 2020, pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend kishin ulur në mënyrë drastike fondet për trajtimin profesional të punonjësve, nga 19-90% në varësi të aktiviteteve ekonomike në krahasim me vitin 2016.

P.sh., në vitin 2016, kostot vjetore të trajnimit profesional për punonjës arrinin nga mbi 3 mijë lekë në vit për aktivitetet e industrisë dhe shërbimeve deri në 7 mijë lekë në vit për aktivitetet financiare dhe sigurimit, ndërsa në vitin 2020 kostot e trajtimit profesional për punonjës variojnë minimumi 691 lekë për arsimin e shëndetësinë në maksimumi 1,800 lekë për tregtinë dhe transportin./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 13/03/2023 13:16

    Pse te rrisin pagat ata kur lejohet tu sjellin skllever nga Bangladeshi???!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj