Qyteti i Gjirokastrës është një nga qytetet me të preferuara për tu vizituar nga turistët e huaj.
Pjesa më e pëlqyer për tu vizituar në këtë qytet është Pazari i Gjirokastrës, i cili edhe në këtë periudhë të vitit ka çdo ditë turistë nga e gjithë bota.
Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga turistët që janë duke e vizituar.
“Mirëmëngjes dhe nga rrugicat e pazarit të Gjirokastrës, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.