Pazari i ri i Tiranës do shndërrohet
"Paradite treg, pasdite restorant"

Pazari i ri i Tiranës do shndërrohet<br />
TIRANË - Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka prezantuar një ide surprizë për "Pazarin e ri" në sheshin Avni Rusdemi. Paradite do të vazhdojë të jetë një ambient ku shiten frura perime, por pasdite do të shndërrohet në një restorant rrethuar nga pedonale.
 
Por duke u kthyer në pedonale, një problem për këtë zonë do të jetë edhe trafiku, për evitimin e të cilit Veliaj ka menduar të ndërtohet një nënkalim
 
Këto deklarata Veliaj i bëri teksa prezantoi 2 administratorët e njësisë 1 dhe 2, Elez Gjoca dhe Trëndelina Jaku. Ndërkohë kthimi i pazarit të ri në një atraksion turistik do të marrë pak kohe e për këtë Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.
 
“Lajm i mirë për njësinë 2. Projekti për pazarin e Tiranës do të fillojë në Tetor dhe do të realizohet në kohë rekord. Do të kemi një hapësirë turistike. Është një investim i nevojshëm sepse tregu këtu nuk mban do as veten dhe nuk është as një pikë e rëndësishme për Tiranën. Do bëjmë ose nënkalim ose do shtrojmë një shesh me kalldrëm për ta ngadalësuar pak trafikun. Do ketë rregullim të rrugës dhe të godinave përreth Tiranës. Turizmi në tiranë sot vuan për atraksione turistike vendase, ndaj ky treg do jetë atraktiv dhe do të shfrytëzohet”, - tha Veliaj.

Veliaj me administratorët e njësive 1 e 2: Jeni stacioni i parë i çdo qytetari
Veliaj ka prezantuar administratorët e njësive 1 dhe 2,  Trëndafile Jaku dhe Elez Gjoka. Duke theksuar rëndësinë e punës së të gjitha njësive administrative, Veliaj tha se njësitë janë stacioni i parë i të gjithë qytetarëve për adresimin e problemeve të tyre.

“Zyra e njësisë administrative duhet cilësuar si stacioni numër një i çdo qytetari”, tha ai.

Veliaj ka dhënë disa porosi emergjente për administratorët, por edhe për gjithë punonjësit e këtyre njësive.  Ai i ftojë të gjithë qytetarët që më 4 Shtatorë ti bashkohen nismës së bashkisë për pastrimin e qytetit, të cilin ai e konsideron si shtëpi të gjithsecilit.

“Ka disa beteja që duan shumë kohë por beteja për të mbajtur pastër qytetin është  në dorën tonë sepse është beteja për të mbajtur pastër shtëpinë tonë. Në 4 shtator ftojmë të gjithë qytetarët e tiranës që ti bashkohen nismës së bashkisë për pastrimin e qytetit”, - tha Veliaj.
 
Më tej ,ai ftoi të gjithë qytetarët që të bëjnë një skanim të zonave ku ata banonin duke theksuar se nuk do të lejojë zaptimin apo uzurpimin e hapësirave publike.

Dua që të bëni një skanim të njësive në të cilat ju banoni. Ne nuk do tolerojmë më asnjë zaptim apo uzurpim të territoreve publike sepse për ne kjo është shumë e rëndësishme”, - tha ai.

Inspektimi i të gjitha shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit i cili tashmë ka nisur, do të vijojë edhe në vijim për të verifikuar që çdo institucion të plotësojë kriteret minimale që fëmijët tu rikthehen shkollave dhe kopsheve

“Kemi inspektuar një pjesë të mirë të shkollave dhe kopshteve për të verifikuar që çdo institucion plotëson kriteret minimale që fëmijët tu rikthehen shkollave dhe kopshteve”, - tha Veliaj.
 
Një listë me nevojat e komunitetit është një tjetër nevojë emergjente që administratorët duhet ta hartojë, pasi ata e njohim më mirë zonën të cilën administrojnë.

"Në secilën prej njësive dua që të bëhen një listë me nevojat. Ju i dini më mirë nevojat e komunitetit. Do të jenë gati për çdo nevojë të komunitetit dhe do tu japin atyre një përgjigje”, - tha Veliaj
 
Veliaj tha se të gjitha shërbimet për qytetarët njësitë administrative do ti ofrojnë shërbimet në katin e parë të godinave në mënyrë që edhe personat me aftësi të kufizuar të mund të marin shërbimet.

“Është një sfidë administrative zgjidhja e të gjitha halleve të cilat varen nga ne. Shërbimet për të dyja njësitë do të ofrohen në katin e parë të sporteleve për tu ofruar lehtësi edhe personave me aftësi të kufizuar”, - tha Veliaj.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv