Për të festuar ardhjen e ditës së verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive gjatë gjithë ditës së enjte, më 14 mars.
Nisur nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00.
Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe banda e tij muzikore.
Gjatë gjithë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë piktura në fytyrë, muzikë në sfond dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.
PO CFARE DITE VERE NE TIRANE ....DITA E VERES ESHTE FESTE DHE TRADITE E ELBASANIT TONE TE BUKUR. TE TJERET KOT FARE FESTOJNE
Përgjigju