Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Himarës është denoncuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.  

Sipas deklaratës së kësaj partie në të gjitha kutitë e hapura gjatë numërimit të votave për këshillin Bashkiak, kodet  e sigurisë së vulave të kutive nuk korrespondojnë me kodet e sigurisë së procesverbalit të mbylljes së kutive.

Kjo parti kërkon që të meren masa për këto shkelje të drejtpërdrejta të ligjit, të cilat sipas PBDNJ-së sjellin manipulim të qarte të vullnetit të qytetareve.

Më tej, në deklaratën e PBDNJ-së thuhet se ky fakt dëshmon më së miri se në te njëjtën mënyre është manipuluar edhe vota për Kryetarin e Bashkise.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)