TIRANË – Partia Demokratike e ka konsideruar tashmë si “të zbardhur”, dorëheqjen e tre komisionerëve të KQZ-së, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Ilirjan Muho. Sipas saj, fakti që ata u shpërblyen me poste të larta në administratën shtetërore nga Kryeministri tregon qartë për farsën që u luajt.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi mesditën e sotme në një konferencë për shtyp se “doli sheshit farsa e Partisë Socialiste për gjoja paanshmërinë dhe apolitizmin e anëtarëve të saj në KQZ.
Këto ditë Edi Rama shpërbleu me poste të larta në administratë ish-anëtarët e tij në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për bllokimin që ata i bënë Komisionit.
Denar Biba dhe Albana Shtylla, me urdhër të Edi Ramës, bllokuan vendimmarrjen e KQZ-së, dhe me urdhër të tij braktisën detyrën në KQZ duke u dorëhequr në të njëjtën kohë.
Për këtë sjellje, këta anëtarë të KQZ-së meritonin ndëshkim sipas Kodit Zgjedhor. Por Edi Rama po i shpërblen për punën prej militanti të zellshëm politik. Ashtu siç dhanë dorëheqjen njëkohësisht, po njëkohësisht: Denar Biba u emërua Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, ndërsa Albana Shtylla u emërua Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit. Po kështu, Ilirjan Muho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave.
Sot nuk ka më shqiptar që ta besojë farsën komiko-tragjike të pavarësisë dhe depolitizimit te KQZ-së, që luajtën në Prill 2013 këta militantë partiakë,”- nënvizoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com