PD: 3 mijë ton drogë në Çole, gati
për trafik me mbikëqyrjen e Tahirit
Video/ 500 kg marijuanë shqiptare në det

PD: 3 mijë ton drogë në Çole, gati<br />për trafik me mbikëqyrjen e Tahirit<br />Video/ 500 kg marijuanë shqiptare në det
TIRANEPartia Demokratike akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri se po shërben si garant për trafikun e lëndëve narkotike nga bregu i jugut drejt Italisë. Nga selia e PD deputeti Flamur Noka tha se gomonia me 500 kg marijaunë, e cila u kap dje nga tri polici, ajo shqiptare, italiane dhe malazeze, është vetëm një fragment i trafikut nga Vlora.

Sipas tij janë në pritje për tu trafikuar, me dakordësi të ministrit siç theksoi ai, të paktën 3 mijë ton hashash. Kjo sasi e konsiderueshme sipas deputetit demokrat, ruhet në magazina në Çole nga miqtë e drejtorit të Policisë së Vlorës, i cili sipas Nokës është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka
Gomonia me drogë e nisur nga Vlora  është vetëm një fragment i një trafiku të mirëorganizuar të tonelatave me hashash, ku janë të përfshirë Habilajt e Llanajt , drejtori i policisë Vlore, dhe sigurisht gjithçka bëhet me mbikqyrjen e Saimir Tahirit.

Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi dhe në grykderdhjen e Vjosës.

Furgona të ngarkuar dhe garazhe e magazina ne Çole dhe perrreth, kanë gati mallin për skafin ose gomonen e radhës.

Të paktën 3 mijë ton hashash gjendet gati për tu trafikuar, dhe ruhet me policët besnik të Drejtorit të Vlorës, i cili është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit.
Një biznes prej qindra milionë euro që ka nisur dhe është konsoliduar ditë pas dite qysh se ministër i brendshëm u bë Saimir Tahiri.

Një ditë përpara se gomonja me drogë të pikasej nga policitë fqinje në det, ne e paralajmëruam, unë e denoncova në Parlament.

Sigurisht, Tahiri që është krenaria e Ramës heshti, nuk reagoi. Të nesërmen, megjithë këtë denoncim publik në parlament, në prani të medias kombëtare, sërish gomonia e ngarkuar me hashash doli në det dhe u nis për në Itali.

Ky është pra shteti kriminal, grupimi mafioz me Tahirin e bandat e tij, që kontrollojnë drogën, që nga mbjellja, rritja, paketimi, magazinimi e deri tek trasnporti i saj. Miliona euro çdo muaj që ndahen mes banditëve e trafikantëve, Tahirit e shefit të tij.

Ky shtet kriminal i zhytur në drogë po pasurohet me miliona euro të pista, teksa vendi po rrënohet, shqiptarët po varfërohen çdo ditë.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë shtet kriminal.

Eshtë në dorën e qytetarëve të bashkohen, e ti hapin vendit një rrugë të re, larg sundimit të krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois