PD:39 ditë heshtje, dhuna në parlament
tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës

PD:39 ditë heshtje, dhuna në parlament<br />tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara, në një deklaratë për mediat, ka ripërsëritur akuzat e institucionit që përfaqëson për dhunën në parlament, skandalet seksuale dhe ato që ai cilëson si orvatje për t’i mbyllur gojën opozitës.

Deputeti Cara theksoi se prej 39 ditësh Kryemistri Rama hesht ndaj listës së gjatë të akuzave të Partisë Demokratike pasi është i implikuar drejtpërdrejt në dhunën në parlament dhe tentativat për t’i “mbyllur gojën opozitës”.
 
Por gjithashtu në retorikën e tij, Cara nuk solli asgjë të re përveçse rivlerësoi vendosmërinë e partisë së tij për të vazhduar me këtë formë proteste jashtë sallës së parlamentit, nga foltoret e selisë së Partisë Demokratike.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Igli Cara.
“Jam sot para jush si deputet i Partisë Demokratike dhe qytetar i këtij vendi për të denoncuar e bërë transparencë mbi kriminalizimin që Edi Rama - kryeministër, po i bën çdo ditë shtetit, parlamentit e gjithë politikës shqiptare.

Edi Rama prej 39 ditësh hesht, hesht përpara dhunës e sulmit banditesk të organizuar prej tij ndaj deputetëve të opozitës. Dhuna si mjet force e represioni politik ndaj opozitës mbetet burim tensioni e krize politike, mbetet dhe nuk zhuritet as nga vapa e gushtit dhe as nga pushimet e qeverisë.

Prej 39 ditësh Rama hesht përballë gjithë fakteve që dëshmojnë inkriminimin e Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të një vendi ku përpjekjet e shqiptarëve në 24 vite bënë që sot të gëzojë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian.

Askush nuk mund të guxojë t’i mbyllë gojën opozitës, shqiparët nuk do ta lejojnë, madje nuk do ta lejojnë dhe ata të 1 milion shuplakave. Shqiptarët nuk pajtohen më as me dhunën politike dhe as me skandalet që plasin çdo ditë e gjithëkund, pas provave e fakteve për deputetë të dënuar për prostitucion a rrëmbim personi apo zyrave të partisë që përfundojnë në skandale seksuale.

Partia Demokratike, ne deputetët e saj, nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë që Edi Rama të vendosë në politikën shqiptare e në Kuvendin e Shqipërisë standardin e tij, të trafikantit deputet, e të deputetit dhunues të opozitës e opozicionit në këtë vend.

Ne demokratët do të jemi çdo ditë në këtë foltore, në çdo zyrë, institucion, fshat e qytet për të denoncuar e bërë transparencë mbi kriminalizimin e politikës, e këtë do bëjmë me fjalën tonë, vullnetin politik dhe respektin për shqiptarët.”
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin