PD 500 mijë dollarë nga Rusia, Spaho në ‘Kontrast’: SPAK të nisë hetimet, Basha pro-rus! ‘Rithemelimi’ do ngrejë grup pune për të gjetur më shumë prova

TIRANË- Deputeti Edmond Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, i qëndron deklaratave të Sali Berishës se hetimet për financimin e PD-së nga Rusia në 2017 duhet të nisin sërish. Spaho tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se Luzlim Basha, i cili drejtonte partinë në atë kohë, duhet të mbajë përgjegjësi. Spaho bëri me dije se Rithemelimi do të ngrejë një grup pune, për të zbuluar më shumë detaje sa i përket lobimit rus.

Në një intervistë për gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Spaho tha se në kohën kur Partia Socialiste denoncoi lobimin rus, e mbrojtën Bashën pasi menduan se ishte një sulm ndaj opozitës.

Spaho akuzoi edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke thënë se ata nuk kanë qenë transparentë mbi këtë çështje, pasi ambasada nuk dorëzoi në prokurori deponimin e biznesmenit amerikan Nikolas Muzin, i cili kishte deklaruar në Thesarin e Shtetit amerikan shumën e paguar nga PD për kompaninë lobuese amerikane. Duke mos u dorëzuar kjo e dhënë në prokurori, sipas Spahos u krijua ideja që Basha ishte pro-amerikan, por sipas tij qenka pro-rus.

 “Basha duhet të japë llogari. Kemi kërkuar që të rihapet si çështje, të hetohet nga SPAK. Do ngremë një komision për të parë nëse ka gjurmë atje. Të gjithë e kemi mbrojtur Bashën kur doli. E kemi mbrojtur. E kemi mbrojtur sepse mendonim që ishte një sulm i maxhorancës ndaj opozitës. Duhen hapur edhe njëherë lerat, duhet hetuar.

Kjo po rimerr vëmendje për shkak të sulmit frontal rus në Ballkan. Do që t’i destabilizojë këto vende që të kompensojë konfliktin në Ukrainë. Kanë përgjegjësi edhe përfaqësi e SHBA në Tiranë që s’kanë qenë transparentë në këtë çështje. Deponimi nuk është dorëzuar në prokurori i Amerikani Nikolas Muzin dhe Basha doli si pro amerikan, e për rrjedhojë, por qenka pro rus”, tha Spaho në Report Tv.

Sipas Spahos, për shkak të lobimit rus Basha ka djegur mandatet dhe nuk u fut në zgjedhjet e 2019, si edhe përjashtoi Berishën nga partia. Në këmbim të tyre, Spaho thotë se Basha mori mbylljen e çështjes.

“Dje u konfirmua, lënia e mandateve ka qenë për këtë qëllim, edhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore ishte për këtë qëllim. Edhe përjashtimi i Berishës është bërë për të marrë mbylljen e çështjes Basha. Ka qenë presion i mirëfilltë. Unë kështu gjykoj që ka qenë”, u shpreh Spaho.

Një ditë më parë SHBA publikoi një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi sot edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusi: 16/09/2022 01:29

    E cte keqe ka te sponcorizojm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023