PD 8 kërkesa: Çmontojnë 
kapjen e drejtësisë nga politika

PD 8 kërkesa: Çmontojnë <br />kapjen e drejtësisë nga politika
TIRANE- Partia Demokratike kërkon që reforma në sistemin e drejtësisë të realizohet përmes 8 rekomandimeve bazë të kërkuara edhe nga Komisioni i Venecias, të cilat garantojnë një drejtësi të pavarur nga politika. Ekspertët e PD, Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, thanë se çdo gjë është e qartë, kërkohet reformë gjithëpërfshirëse radikale dhe urgjente.

Sa i përket emërimeve në sistemin e Drejtësisë ekspertët e PD ndajnë të njëjtin mendim si Komisioni i Venecias, 84 vota nuk sigurojnë pavarësinë e institucioneve, duke kërkuar kështu një konsensus edhe më të gjerë se 3/5 e shumicës parlamentare në Kuvend.
 
Rekomandimet
Ekspertët e PD për reformën në drejtësi publikuan dje 8 rekomandimet sintezë që opinioni i Venecias ka prezantuar në lidhje me reformën në drejtësi. Ish ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se për opozitën pikat në fjalë, përbëjnë edhe garancinë që sistemi i drejtësisë do të ruajë paprekshmërinë e tij nga ndërhyrjet e jashtme dhe ndikimi i politikës. Në këtë drejtim, demokratët propozojnë që reforma në sistemin e drejtësisë të udhëhiqet nga baza e rekomandimeve të Venecias, i cili detajon shqetësimet e PD në draft-raport.

Pika e parë e rekomandimeve është ajo që parashikon rishikimin dhe thjeshtimin e të gjithë skemës institucionale të organeve të sistemit të drejtësisë. Pika e dytë ka të bëjë me qartësimin se kush është përgjegjës për masat disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Të qartësohet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të kenë forcë detyruese të përgjithshme, thuhet në pikën e tretë. Duke insistuar te Gjykata Kushtetuese, shtojnë se duhet duhet të ketë kompetencë për të shqyrtuar së paku procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese.

Sa i takon rolit të ministrit të Drejtësisë në KLD, demokratët propozojnë rishikimin e pozicionit të tij për të shmangur konfliktin e interesit që paraqet prezenca e tij. Rregullimet institucionale duhet të rishikohen me qëllim eliminimin e konfliktit të interesit, thuhet në pikën tjetër të PD. Amendamenti i shtatë parashikon që ministri i Drejtësisë nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor. Ndërsa pika e 8 thotë se Kushtetuta duhet të përmbajë parimet e përgjithshme që përcaktojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në këto linja kryesore.
 
Ekspertët
Për ekspertin demokrat, Enkelejd Alibeaj, emërimet në drejtësi duhet të shkojnë përtej shumicës parlamentare prej 84 vota. Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Eduard Halimi akuzoi kryeministrin Rama se ka fshehur ndaj drejtësisë deputetët që kanë marrë fonde publike. “Kapja e sistemit të drejtësisë qoftë kur është Rama qoftë kur është Basha e bën më të keq sistemin e drejtësisë”.
 
Rekomandimet
Ekspertët e Partisë Demokratike e cilësuan raportin e Komisionit të Venecias si reflektues të shqetësimeve të opozitës. 8 pikat janë edhe kushtet e demokratëve për të miratuar një reformë gjithëpërfshirëse, që ka në qendër një sistem drejtësie të pavarur 
 

Negociatat, PD-PS ndërmjetësohen nga SHBA për draftin konsensual
 
Ekspertët e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste kanë nisur negociatat pranë misionit OPDAT në ambasadën amerikane, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të ambasadës së SHBA dhe Komisionit të Venecias, për draftin përfundimtar të reformës në sistemin e drejtësisë. Burime pranë PS thanë dje për “Shqiptarja.com” se diskutimet janë në fazë intensive dhe deri tani është rënë dakord vetëm për ndryshimet që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, për të avancuar bisedimet mes palëve me qëllim arritjen e kompromisit për draftin final, në janar do të vijnë në Shqipëri një ekip ekspertësh të Komisionit të Venecias.
 

8 rekomandimet e PD, sintezë e atyre të Komisionit të Venecias
 
-Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të rishikohet për të shmangur konfliktin e interesit që paraqet prezenca e tij.
 
-E gjithë skema institucionale e organeve të sistemit të drejtësisë duhet të rishikohet dhe të thjeshtohet.
 
- Të qartësohet se kush është përgjegjës për masat disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
 
- Të qartësohet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të kenë forcë detyruese të përgjithshme.
 
-Gjykata Kushtetuese duhet të ketë kompetencë për të shqyrtuar së paku procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese.
 
-Rregullimet institucionale duhet të rishikohen me qëllim eliminimin e konfliktit të interesit.
 
-Ministri i Drejtësisë nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor.
 
-Kushtetuta të përmbajë parimet e përgjithshme që përcaktojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në këto linja kryesore. Baza kushtetuese e propozuar për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve ka nevojë të sqarohet më shumë.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron