'Mbreti Zog' sms Gazment Bardhit, i çon përgjimet e SKY të Martinajt e Mihasit: Çoji Gazit 100 mijë euro te hotel...'! Kreu i grupit PD letër Dumanit dhe ambasadave: Po tentojnë të më intimidojnë

'Mbreti Zog' sms Gazment Bardhit, i çon përgjimet e SKY të Martinajt e Mihasit: Çoji Gazit 100 mijë euro te hotel...'! Kreu i grupit PD letër Dumanit dhe ambasadave: Po tentojnë të më intimidojnë

Gazment Bardhi

Partia Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, kanë kallëzuar sot penalisht në SPAK disa shantazhe me mesazhe telefonike, duke pretenduar falsifikimin të rëndë.

Deputeti pretendon se “të interesuar janë Kryeministri dhe krimi i organizuar”.

Bëhet fjalë për disa mesazhe në aplikacionin Signal që i kanë shkuar deputetit dhe për të cilat kërkon hetime nga Prokuroria e Posaçme.

Bardhi pretendon se në mesazhe sajohen ngjarje dhe përmenden persona të krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga përdoruesi "Mbreti Zog", anonim, në mbrëmjen e 28 Shtatorit, ku i dërgohen me print-script dy dokumente në telefon Bardhit dhe poshtë saj emrat e dy personazheve: Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushtit 2022 dhe Erigers Mihasit, i vrarë në një atentat tre vite më parë.

Mwsohet se mesazhi që i wshtw shkuar dje në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY- ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” Mesazhi ishte nisur në vitin 2021. 

“Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator, në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Zoti Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK”, thuhet në njoftimin e bërë sot (30 Shtator) publik.

Më tej jepen edhe disa detaje nga mesazhet e dërguara, që kanë të bëjnë me përmbajtje bisedazh e lidhjesh nga përgjimet e SKY ECC.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme, vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë, që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut.

Ai shton se ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

“Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethanave konkrete të tyre”, përfundon njoftimi i nisur nga PD.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 30/09/2024 15:01

    Gazmend Bardhi e te gjithe "gangsteret"e opozites akoma nuk e kane kuptuar qe kane kapur fundin ,bertasin, ankohen,luajne rolin e viktimes ne nje kohe qe jane te gjithe vemje te shpifura te dale nga skuthet e kriminalitetit te familjes Berisha!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 30/09/2024 14:20

    E ke hak se ju u mesuat me banale keto SMS i quan intimidim ? Sikur ti je nje figure positive me gojen si hale ..Bardhushe ju jeni miq me Martinajn se kryetari juajmelkohej me te se è ka nipote te grasso se tij , mos u hiq si naiv .ju jeni te vetmit per anonimet se ja keni mare doren .E di ku e ke vendin ?prane salianjit ne nje domenica dhe atje turni prapaskenat .Ptuuu Riace e poshter .

    Përgjigju
  • Mamalja: 30/09/2024 13:37

    Besoj se eshte BABALE-2

    Përgjigju
  • Blerimi: 30/09/2024 13:25

    Pse nuk i trego sms që të kanë ardhur mo shpifës?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran