PD akuza për manipulimin e listës së zgjedhësve, Yuri Kim në krah të Lleshajt: U sqarua për regjistrimin e votuesve

PD akuza për manipulimin e listës së zgjedhësve, Yuri Kim në krah të Lleshajt: U sqarua për regjistrimin e votuesve

Prej disa ditës selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve duke ndryshuar regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë. Gjatë takimit të ambasadorja Kim ka pasur me ministrin Lleshaj është diskutuar në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhësve ku do të përfshihet dhe votimi elektronik me ID biometrike.

"Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.", shkruan Kim në Twitter.

Ambasadorja sqaron se këto sqarime janë publikuar në "në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit".

Ky reagim vjen pikërisht në një kohë kur PD ka kërcënuar ministrin Lleshaj me padi se po manipulon listën e zgjedhësve duke u ndryshuar atyre vendbanimin, ndërsa vetë Lleshaj tha se kjo është pjesë e procesit të regjistrimit të adresave të sakta të qytetarëve dhe se nuk ndikon në listat e zgjedhësve dhe në ndryshimin e qendrave të votimit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoti minister: 01/10/2020 19:16

    Ehe po e thyeka qafen edhe ky gjenerali pa spaleta. Keshtu e takoj Znj.Kim edhe Dvoranin, edhe i ngriti patkonjte edhe ai. Urime urime good luck, thote ai mafjozi rilindas.

    Përgjigju
  • He mo: 01/10/2020 17:52

    He more qente e pd e moret vesh se sandri nuk eshte mul nika???!! Ti rruani lesht tashti Sandrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja