PD akuza Ramës: Jep 75 milion euro për inceneratorë që s’ekzistojnë!

Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp të bërë nga ish-deputetja Grida Duma ka denoncuar pagesat prej 2 milion euro që sipas saj qeveria po i jep kompanisë për ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit.

Duma deklaroi se sot janë paguar plot 75 (shtatëdhjetë e pesë) milion euro "për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë".

"Vetëm pak ditë më parë Edi Rama, qeveria, ka paguar 2 (dy) milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. Deri sot janë paguar plot 75 (shtatëdhjetë e pesë) milion euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë.

Dy 2 milion euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku seicili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë,  për inceneratorët. Para ka, po para ka, por ato vidhen. Vidhen dhe më pas i nxjerrin jashtë Shqipërisë e i fshehin në parajsa fiskale", tha Duma.

Ajo hedh akuza ndaj qeverisë se sipas saj prioritet janë incerenatorët dhe jo nevojat e vërteta të qytetarëve. Ndërkaq shton se për Partinë Demokratike, Rama po bën veprime kriminale.

"Pas muajsh pandemie dhe pas vitesh krize ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se cdo moment ti jepen para nga taksat e tyre, që mos falimentojnë plotësisht.

Cfarë bën Edi Rama?!  Jep 2 milion euro për inceneratorët. Ky është prioriteti, inceneratorët?!! Ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën,  Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim.

Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për  1(një)  milionë shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria. Prioritet është të japësh  bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla dhe  këtë mund të bënte me 2 milion euro. 

Prioritet është ushqimi i 2500 familjeve  që kanë humbur vendin e punës, të cilët mund të marrin nga 16 mijë lekë (të reja) në muaj për 6-muajt e ardhshëm. Me 2 milion euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistë

Këto do të bëntë çdo qeveri që qeveris në të mirë të vendit të vet. Vetëm këtë nuk bën e smund të bëjë asnjëherë Edi Rama. Për ne, për Partinë Demokratike,  vendimi i  Edi Rames për të çuar paratë e taksave të rritura jo tek shqiptarët, por tek 5 njerëz, është kriminal", shtoi më tej ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Grida: 12/10/2020 16:15

    Une per ty jap palcen jo si Salianji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas