“Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e rradhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij”, thuhet në një deklaratë për shtyp të PD.
“Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë – lexohet në komunikatën e PD - i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e rradhës e bazuar në mashtrim”.
Regimi i selisë blu ndaj akuzave të kryesocialistit Rama mbyllet me nota ironike: “Do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaraten e rradhës në të cilën z. Rama të shpallë se Berisha po tenton ta bleje atë”.
(im/shqiptarja.com)