TIRANË - Kryetari i komunës Karinë që tashmë është pjesë e bashkisë së Peqinit ka denoncuar ngjarjen e një nate më parë ku u dhunua vëllai i tij pas mitingut të Partisë Demokratike. Nga selia blu kryekomunari Selman Karina tha se situata në këtë zonë është nën presion të vazhdueshëm nga përfaqësues të kandidatit të PDIU-së dhe të mazhorancës në Peqin, kryetari i komunës publikoi për mediat foton që tregon se si është qëlluar dje me armë vëllai i kryetarit të Komunës Karinë.

Deklarata e plotë e Selman Karinës
Jam këtu për të denoncuar një valë dhune e presioni që po ushtron kandidati i PDIU dhe i mazhorancës në Peqin, dhunë që arriti kulmin dje pas mitingut përmbyllës të jashtëzakonshëm që bëri Partia Demokratike me praninë e kryetarit Lulzim Basha.
Entuziazmi i opozitës dhe qytetarëve të Peqinit që shprehën masivisht gatishmërinë për të mbështetur ofertën tonë dhe kandidaturën time, si dhe denoncimi i inkriminimit të politikës që spikat veçanërisht në Peqin me përfaqësuesit e PDIU, ka tërbuar kundërshtarët dhe banditët e tyre të cilët janë lëshuar rrugëve duke kërcënuar e dhunuar, deri në përdorimin e armëve, siç është rasti i plagosjes së rëndë të vëllait të kryetarit të Komunës Karinë, mbrëmë në darkë.
Kjo foto tregon qartë, se si është qëlluar dje me armë vëllai i kryetarit të Komunës Karinë, pikërisht nga njerëzit e kandidatit të PDIU.
Gjithashtu, janë kërcënuar hapur kryetari i Partisë Demokratike për komunën Gjocaj dhe Komunës Përparim.
Po ashtu, këto banda po kërcënojnë çdo ditë mbështetës të opozitës.
Ky rrjet banditësh e kriminelësh pranë PDIU që lëvizin me makina e të armatosur edhe me kallashnikovë, që janë shtrirë në gjithë Peqinin, më kanë kërcënuar edhe mua në mënyrë të përsëritur, dhe provat për këtë ua kam bërë të ditur vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, qeveria dhe përfaqësuesit e PDIU po i bëjnë presion Gjykatës që të regjistrojë si zgjedhës në Peqin, të dënuarit në këtë burg, çka bie ndesh me Kodin Zgjedhor, me nenin 75 gërma 2, sepse listat e zgjedhjeve kanë kohë që kanë dalë tashmë.
Jam këtu sot për të denoncuar këtë valë të paprecedente dhune në zgjedhje. Kundërshtarët po tregojnë se nuk kanë ofertë, nuk kanë bilanc, dhe nga dëshpërimi i humbjes së sigurt duan tani që të mos ketë zgjedhje.
Dua ti bëj të ditur miqve të mirë peqinas, gjithë banorëve të Bashkisë, se asgjë nuk ka tremb, dhe nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër para këtyre banditëve.
I kërkoj prokurorisë të bëjë hetime e të zbulojë autorët e porositësit e këtyre krimeve të rënda.
Vëzhguesit ndërkombëtarë duhet të regjistrojnë këto incidente të rënda që po dëmtojnë garën dhe standardet e zgjedhjeve.
Asgjë nuk i shpëton nga përballja me qytetarët, as dhuna dhe as armët. Ka mbetur edhe një javë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com