Duke pasur në dizpozicion dhe pesë ditë deri në skadim të afatit përfundimtar për depozitimin e këtyre listave në KQZ, kreu i mazhorancës tashmë po i jep dorën e fundit listës së kandidatëve për deputetë.
Deri më tani ka formatuar pjesën më të madhe të tyre në disa qarqe të vendit, por ajo që bie në sy është futja e elementëve të rinj dhe të pakonsumuar politikisht, prurje të reja si drejtues të nivelit të dytë të qeverisjes qëndrore, këshilltarë të kryeministrit por dhe figura të tjera të thirrura riashtas, siç është rasti i përfshirjes në këto lista të kanbdidatëve për deputetë të dy ministrave të rinj, përkatësisht të Shëndetësisë Halim Kosova dhe atij të Turizmit dhe Kulturës Visar Zhiti.
Njëherësh mësohet se në listat e sigurta të PD janë dhe tre ish-deputetët e PS, përkatësisht Kastriot Islami që mund të rikthehet në qarkun e Fierit, por tashmë për PD, ndërsa Gjovalin Kadeli në qarkun e Lezhës, tashmë për PD.
Me shumë gjasa dhe Asllan Dogjani do të jetë në listat e PD, por në qarkun e Tiranës. Vihet re se në Tiranë do të jenë Eduart Selami, por dhe këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli. Ndërkohë që dhe ish-kreu i KQZ Arben Ristani pritet të jetë në Tiranë, ndërsa zv.ministri i Brendshëm Pone në Berat.
Pritet që në Durrës të jenë Bylykbashi e Lezhja, ndërsa në Vlorë sërish Kollozi, por dhe Demi do pasojnë Patozin. Njëherësh mësohet se dhe në Shkodër do të ketë zhvendosje për shkak të futjes në listën prioritare të kreut të PDK Nard Ndoka, por dhe në Tiranë në kreut të LZHK Dashamir Shehi.
Por nga ana tjetër në Shkodër ka një zhvendosje të drejtorit të FZHSH Benet Beci, i cili është në listën prioritare, ndërsa në qarkun e Korçës ka një ngjeshje të fortë të kandidatëve, por që nuk shihet me prurje të reja.
Në Elbasan është futur sërish në lista botuesi Fahri Balliu këtë radhë me sa duket në listën prioritare për të qënë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, gjë të cilën se ka bërë asnjëherë deri më tani, pavarësisht se nuk kanë munguar përpjekjet në të gjitha zgjedhjet parlamentare.
Ndërkohë në krye të listës së kandidatëve për qarkun e Dibrës është ngjitur anëtari i kryesisë Jemin Gjana, ndërsa qarkun e Kukësit siç është njoftuar në media gjithnjë e kryeson kreu i Ministrisë së Brendshme Flamur Noka, ndërkohë që nuk janë përcaktuar ende emrat që do ta pasojnë për të formuar panelin elektoral të PD në këtë qark.
Ajo që vihet re lehtësisht është dalja jashtë “tregut” të politikës e disa figurave në PD, të cilët nuk janë vënë në listat prioritare, qoftë dhe për të qënë në atë nivel liste me ato të vitit 2009.
Megjithatë këto lista s’janë përfundimtare pasi janë dhe pesë ditë në dizpozicion tgë Berishës për të përzgjedhur jo vetëm kandidaturat që nuk janë bërë publike ende, por dhe për të bërë ndonjë riformatim të mundshëm, të diktuar ndoshta dhe nga rrethanat por dhe kandidatët që mund të sjellë përballë opozita.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)