PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin 
Paloka: Biba, jo kandidati ynë

PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin <br />Paloka: Biba, jo kandidati ynë
TIRANE- Kandidati i dorëhequr i PD-së, Altin Biba do të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Kurbinit. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur në KQZ, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të PD për të mos u pranuar me vendimin për të lënë në garë kandidatin e dorëhequr Altin Biba.

Vetëm me votat e përfaqsuesve të mazhroancës në KQZ dhe atë të kryetares Lefteri Luzi, gjatë mbledhjes së djeshme në KQZ është miratuar fleta e votimit për këtë njësi vendore. Kryetarja e KQZ-së u shpreh gjatë votimit se është e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës, pavarësisht pakënaqësive që mund të kenë kandidatët e opozitës. Por vendimi i KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor është kundërshtuar nga Partia Demokratike e cila ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet në këtë njësi vendore.

Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së kryesisë së zhvilluar pasditene djeshme në Kurbin, pjesë e së cilës ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Kreu i grupit demokrat, kërkoi nga votuesit e kësaj zone të mos marrin pjesë në procesin e votimit për shkak se i gjithë procesi zgjedhor është cënuar rëndë.

Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve për këtë njësi vendore, për shkak se nuk ka garë me vetëm një kandidat dhe nuk mund t’i jepet në tavolinë kjo bashki së majtës. Kandidati i miratuar nga KQZ, Altin Biba, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në garë dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi zgjedhor, ndërkohë që kandidati tjetër i propozuar nga PD, vëllai i deputetit të PD-së Mhill Fufi, Ilir Pjetraj, nuk u pranuar nga gjykata.

Këlcyra
Kërkesa që PD paraqiti për ç’regjistrim të kandidatit të Këlcyrës, Gentian Muhameti gjeti mbështetje nga të shtatë anëtarët e KQZ-së.  Megjithëse Partia Demokratike e kishte kërkuar tërheqjen e këtij kandidati nga gara si të inkriminuar, KQZ nuk e pati të lehtë të merrte këtë vendim pasi siç theksoi edhe kryetarja Lefteri Luzi, nuk ka një bazë të fortë ligjore. Nënkryetari i KQZ, Biba pavarësisht se nuk kërkoi të marrë pozitat e gjykatësit, pranoi ç’regjistrimin e kandidatit.

”E kandiduan, tani befas doli kjo histori. Ne s’jemi gjykatë dhe nuk mund të shpallim të fajshëm apo të pafajshëm. Personalisht jam për pastrimin e procesit nga çfarëdolloj hije dhe për çrregjistrimin e kandidatit me çfarëdolloj dyshimes kriminale”, deklaroi Biba. Pavarësisht këmbënguljes së avokatit personal të kandidatit Muhameti, kryetarja Luzi vendosi që të ç’regjistrojë të propozuarin e PD-së, për t’i shërbyer procesit duke shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim