PD, Bushati-Bodes: Je fajtori
kryesor për borxhet në vend

PD, Bushati-Bodes: Je fajtori<br />kryesor për borxhet në vend
TIRANË – Pas akuzave të deputetit të PD-së, Ridvan Bode, ka reaguar edhe sekretari i këshillit ekonomik të PS-së, Ervin Bushati. Ky i fundit u shpreh se ish-ministri Bode nuk duhet të gjykojë performancën e ekonomisë në kushtet kur ai vetë është një ndër fajtorët kryesorë për gjëndjen ekonomike që trashëgoi qeveria e majtë.
 
“Sot, kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish-ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime ishte plot 720 milionë dollarë.” -deklaroi Bushati.
 
Nga ana tjetër,sekretari i këshillit ekonomik të të majtëve tregoi se në periudhën tetor 2013-janar 2014 doganat kanë mbledhur 17 % më shumë të ardhura se qeveria e shkuar, ndërsa tatimet 3,9 miliardë lekë më shumë.
 
Sipas Ervin Bushatit mazhoranca po bën punën e saj duke larë borxhet e qeverisë së shkuar dhe njëkohësisht duke aktivizuar ekonominë me kapital.
 
“Buxheti i qeverisë së re, injekton në ekonomi vetëm gjatë vitit 2014 plot 1,1 miliardë dollarë; jo vetëm duke shlyer 350 milionë dollarë borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, por dhe duke investuar fort në ekonominë shqiptare”-pohoi Bushati.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur