PD: Buxheti 2015 rrezik për varfëri
KM 30% lekë më shumë, 0 investime

PD: Buxheti 2015 rrezik për varfëri<br />KM 30% lekë më shumë, 0 investime
TIRANE - Partia Demokratike vijon të akuzojë mazhorancën se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm, ka si synim të vetëm rritjen e taksave duke e çuar sipas tyre në varfëri të plotë ekonominë shqiptare.

Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ekonomisë së Partisë Demokratike, deputetët e djathtë, denoncuan sipas tyre rritjen progresive të taksave nga ana e qeverisë, por se sipas tyre këto para nuk do të rikthehen në investime publike por vetëm në shpenzime të qeverisë.  

Në fjalën e tij, deputeti Sherefedin Shehu, theksoi se në buxhetin për vitin 2015, është parashikuar rritje me 30% e buxhetit të kryeministrisë ndërsa me 0% ajo e investimeve. Gjithashtu sipas Shehut, është parashikuar edhe shtimi i 1100 policëve në Ministrinë e Brendshme për ta kthyer sipas tij, pushtetin në një shtet policor.
Shehu u shpreh se projekt-buxheti në fjalë, parashikon një kërcënim për rritjen ekonomike, ku goditjen më të madhe sipas tij pritet ta marrin fermerët.

“Buxheti i kryeministrisë rritet me 30% ndërsa investimet me 0%. Është ironi e madhe. Shikoni se ccfarë ndodh me ndihmën ekonomike, pasi nga 21 miliardë që është këtë vit, ulet në 19.8 miliardë lekë. Edhe në administratën e punës, të një ministri të cilit kryeministri i beson, janë rreth 1100 policë të shtuar, që i shërben vetëm kryeministrit dhe krijimit të shtetit policor. Buxheti përbën një kërcënim për rritjen ekonomike. Sektori i vetëm që përfiton dhe duhet të përfitojë rritje është bujqësia. Por nga buxheti i parashikuar duket se goditjen më të madhe e marrin fermerët. Këtyre do t’ju hiqet mundësia për të marrë pension. Qeveria me projekt buxhetin duket se kërkon të mbështesë ato fermerë pranë qeverisë.” tha Shehu në fjalën e tij.

shehu

Bode: Rreziku për varfëri ekstreme mëse prezent në vitin 2015
Nga ana e tij, ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm, parashikon një ulje të përgjithshme të të gjithë sektorëve të shërbimit, ndërsa siguron rritje vetëm për shepnzimet e qeverisë.

Në këtë mënyrë sipas Bodes, rreziku për të rënë në varfëri ekstreme është mëse prezent në vitin 2015. Për ish-Ministrin e Financave, të gjitha shërbimet pësojnë ulje, në vend që të kishin rritje, duke marrë parasysh edhe rritjen progresive të taksave.

“Qeveria po vijon rritjen progresive të taksave. Qeveria zgjerimin e barrës tatimore, e ka deklaruar se e bën për të vendosur nën kontroll deficcitin publik, por nga verifikimet dëshmohet e kundërta. Buxheti 2015 është një buxhet që zë 35% të GDP. Qeveria rrit me 3.2% shpenzimet e buxhetit duke konsoliduar struktura jo produktive. Shpenzimet administrative po rriten me 12% dhe investimet publike po ulen. Por kryeministri e ka deklaruar se nuk do të bëjë invesetime. Ulje ka edhe tek arsimi edhe shëndetësia. Në stanjacion të plotë shërbimi shëndetësor, që kanë dëshmuar se kanë një problematikë të theksuar. E njëjta gjë ndodh me pushtetin vendor. Grantet për to vijnë duke u ulur, buxheti i shtetit vjen duke u rritur, shpenzimet e qeverisë, duke u rritur, ndërsa buxheti për pushtetin vendor ulet me 15-20%. Ky buxhet, jo vetëm shërbimet dhe investimet që i ul por braktis edhe mbrojtjen shoqërore nga rritja e taksave dhe të energjisë elektrike. Buxheti për mbrojtjen shoqërore, për ndihmën ekonomike, pëson një rënie me buxhetin aktual, në vend që t’i rriste duke pasur parasysh se po rriten taksat. Kjo tregon se rreziku për të rënë në varfëri ekstreme është mëse prezent në vitin 2015. Po ashtu nuk do të ketë rritje të pagave apo pensioneve.” u shpreh ish-ministri Bode

bode

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)