PD, Bylykbashi: Do të fitojmë
mbi 71 deputetë më 23 qersho
PD nuk do të negociojë me socialistët për KQZ. Oerd Bylykbashi, ekspert i demokratëve, thotë se zgjidhja është në Kod, por Edi Rama po bllokon për të justifikuar humbjen sepse e djathta fiton zgjedhjet e 23 qershorit.
TIRANE - PD nuk do të negociojë me socialistët për
KQZ. Oerd Bylykbashi, ekspert i demokratëve, thotë se zgjidhja është në Kod, por Edi Rama po bllokon për të justifikuar humbjen sepse e djathta fiton zgjedhjet e 23 qershorit.
"Të gjitha llogaritë e koalicionit të 2009-ës nëse ne i ribëjmë kështu siç janë koalicionet, PD dhe koalicioni saj fiton 71 mandate. Në këtë perceptim të humbjes zoti Rama nuk bën gjë tjetër vetëm krijon një krizë e më pas thotë: si mund të dalë unë nga kjo krizë nëpërmjet një negociate.
Nuk mund të negociosh mbi ligjin, mund të negociosh për ligjin në kohën që po diskutohesh. Por që të bëhet ajo që thotë zoti Rama që Kodin Zgjedhor ta zëvendësojmë me një marrëveshje, kjo nuk mund të bëhet", deklaroi Bylykbashi.
Kërkesën për marrëveshje të majtët e kanë shoqëruar dhe me një formulë të re të KQZ, me variantin tre anëtar të opozitës, tre të maxhorancës dhe kryetar konsensual ai thotë se s’bëhet.
"Në mënyrë fare të qartë Kodi, e zezë mbi të bardhë thotë: KQZ funksionon kur ka 4 anëtarë, që votojnë, që janë prezent në mbledhje pra bëjnë kourumin dhe jo më kot e thotë këtë dhe merr vendime me 4 anëtarë.
Sigurisht, kur i duhet që të ketë 5 vota do të duhen 5. Nëse kjo nuk është e mundur zgjidhja është gjithmonë në Kolegj", tha Bylykbashi.
Sipas tij, nëse Edi Rama do tërheqë komisionerët e tij më 23 qershor, Kodi i ka dhënë zgjidhje edhe kësaj situate duke i dhënë të drejtën institucionit qendror të administrimit të zgjedhjeve që t'i zëvendësojë ata.
Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.1%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44