Partia Demokratike dega Cërrik akuzoi militantë të LSI-së se kanë dhunuar nipin e kandidatit të PD-së për këtë njësi vendore, Qamil Bojës, Klodian Boja. Sipas degës lokale të kësaj force politike dhuna ndaj të riut ka prapavijë politike.
Deklarata
“Aleanca e rilindasve duket se po I druhet tashmë rezultatit zgjedhor. Të mbërthyer nga paniku I votës së sovranit më 21 qershor, ata po shtojnë tashmë dozat e presionit e dhunës ndaj qytetarëve dhe sipmatizantëve të Partisë Demokratike. Prepotenca e dështuar e “drejtimit të duhur” është vënë dëshpërimisht , përsëri në skenë. Kështu, mesnatën e së enjtes me datë 18.06.2015, persona tashmë të identifikuar si anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së, kanë dhunuar fizikisht nipin e kandidatit të së djathtës në Cërrik, z. Qamil Boja. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Papër-Banjë, pranë lagjes nr. 3 Cërrik. Shtetasi Klodian Boja , I cili është dhe nipi I kandidatit të APPD, Qamil Boja, teksa po kalonte me automjetin e tij në këtë rrugë, është ndalur nga disa makina të tjera ,të cilat I kanë ndërprerë rrugën. Më pas, persona të identifikuar si anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së së Cërrikut, kanë dhunuar barbarisht Klodianin duke I shkaktuar fraktura dhe gjakosje në fytyrë. Klodian Boja ka bërë menjëherë kallëzim penal pranë organeve të policisë. Partia Demokratike, dega Cërrik, dënon ashpër këtë incident me prapavijë politike. Ne nuk druhemi aspak nga këto përpjekje të dështuara të cilat synojnë të dekurajojnë mbështetësit tanë. Ne jemi të bindur që qytetarët do të ndëshkojnë me votë, jo vetëm këto sjelle të ulëta të militantëve të LSI-së, por dhe gjithë koalicionin e majtë më 21 qershor. Ndaj i bëjmë thirrje organeve kompetente të policisë, të marrin masa ndaj autorëve të këtij incidenti dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore shkaktarët e kësaj ngjarjeje të turpshme”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com